Kuvendi i RMV-së nesër mban seancën e radhës, do të votohet për nënkryetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i RMV-së e ka caktuar seancën e radhës për ditën e nesërme, ku në rend dite është propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve.

Gjithashtu, në kuvend ka arritur edhe dorëheqja e deputetit Florin Besimi, vëllai i Fatmir Besimit, i propozuar për ministër të Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon që shtëpia ligjvënëse të ketë pesë nënkryetarë.

Ai e arsyeton këtë mendim me Rregulloren dhe me Ligjin e Kuvendit. Nënkryetarët votohen nga radhët e deputetëve të partive të ndryshme parlamentare, pjesë përbërëse e kuvendit./Telegrafi/

Advertisement

Kuvendi i RMV-së nesër mban seancën e radhës, do të votohet për nënkryetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy