Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdon me punë, OBRM-PDUKM merr pjesë vetëm në seancën për masat ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvend sot do të ketë edhe një përpjekje për t’i votuar ligjet e Paketës së pestë ekonomike. Në ueb-faqen e Kuvendit në ora 14:15 është caktuar seanca e 36-të, ku në rend dite janë ligjet e Paketës së pestë ekonomike, ndërsa në ora 14:00 është caktuar seanca e 32-të.

Tre deputetë të pushtetit janë pozitiv me COVID-19 dhe jozyrtarisht sot hyn në izolim edhe njëri prej tyre.

Ligjet e Paketës së pestë ekonomike pritej të votoheshin të enjten, ndërsa koordinatorët e grupeve kuvendare, disa deputetë dhe kryetari i Kuvendit për më shumë se dy orë debatuan nëse duhet të votohen pikat e seancës së 32-të dhe më pas të vazhdohet me seancën e 36-të, ndërsa seanca u anulua për shkak të mospasjes së kuorumit.

Ndryshe, ligjet e Paketës së pestë për një periudhë të gjatë janë të bllokuara në Kuvend, ndërsa nga këto ligje varet pagesa për pagat e muajit shkurt dhe mars si dhe mbështetje financiare për subjektet juridike që janë prekur nga kriza e pandemisë./Telegrafi/

Advertisement

Kuvendi i Maqedonisë sot vazhdon me punë, OBRM-PDUKM merr pjesë vetëm në seancën për masat ekonomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy