Kuvendi i Maqedonisë votoi më shumë ligje nga fusha të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 69-të i votoi më shumë ligje të fushave të ndryshme. Me 79 vota “pro”, pa të përmbajtur dhe pa asnjë votë kundër, Kuvendi e solli Propozim – vendimin për t’i dhënë pëlqim aktit të përgjithshëm Avokatit të Popullit.

Kuvendi i solli edhe Ligjet për mbikëqyrje inspektuese për mjedis jetësor dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burime minerale, të dy me flamuj evropian, si edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi informoi se për arsye se nuk ka përfaqësues nga propozuesi shtesë do të vazhdojë debati për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të miratimeve për operator të autorizuar ekonomik – siguri (OEOC) dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe ushqimit të gjedheve dhe fushës fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Xhaferi kumtoi se gjithashtu nuk ka kushte për shqyrtimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar, gjegjësisht nuk janë shqyrtuar në komisionet amë.

Advertisement

Në kuadër të seancës së 69-të, Kuvendi e solli edhe vendimin për miratimin e Planit financiar për ndryshimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Transmetuese Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2022.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi e ndërpreu këtë seancë dhe i përkujtoi komisionet të caktojnë seanca për pikat e ardhshme me procedurë të shkurtuar.

Deputetët më pas e vazhduan seancën e 68-të, në korniza të së cilës i sollën ligjet, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare dhe të Ligjit për inspektim teknik, me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, për ndryshimin e Ligjit për nëpunës administrativ dhe të Ligjit për mbrojtje sociale, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Lidija Petkovska propozoi rendi i ditës i seancës së 69-të të plotësohet me pikë të re, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tregti, ndërsa Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM kërkoi rendi i ditës të plotësohet me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se bëhet fjalë për keqpërdorim klasik të procedurës dhe informoi se propozim ligji është dorëzuar dje paradite si tekst dhe sipas procedurave nuk mund të gjendet në rend dite. Kjo, siç tha, ngelet për në seancën e ardhshme dhe propozimi nuk do të vihet në votim. Xhaferi për propozimin e Kovaçkit tha se nuk ka filluar procedura ligjore, nuk ka kushte për votim dhe nuk do të votohet.

Më pas koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski në mënyrë procedurale reagoi se bëhet fjalë për ligj të shtruar me procedurë urgjente, për, siç tha, një ligj të vogël prej dy faqesh dhe tha se nuk është në rregull arsyetimi se ligji nuk është i përkthyer. Sipas tij, shkelet Rregullorja dhe me intencë ligjet që vijnë nga opozita nuk vendosen si pika në rendin e ditës.

Mbështetje nga deputetët nuk mori dhe në rendin e ditës së seancës së 69-të në Kuvend nuk u gjetën propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të shtruar nga deputetët e partisë E Majta, me procedurë të shkurtuar. Deputetët e kësaj partie potencuan se e kanë shtruar këtë Propozim-ligj me kërkesë të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, me të cilin, siç thanë, duhej shtesa e veçantë prej 5.021 denarë të rritet dyfish më shumë. Mbështetje nuk mori edhe Propozim-ligji për sigurimin material të punëtorëve të falimentuar, gjithashtu i shtruar nga E Majta.

Kuvendi i Maqedonisë votoi më shumë ligje nga fusha të ndryshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy