Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet, nga marsi paga minimale do të jetë 18 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me 90 vota “për”, pa asnjë “abstenim” ose “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, me të cilat mundësohet rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë.

Në debatin e sotëm, si dhe në vazhdimin e mëparshëm të diskutimit për Projekt-amandamentimit të Ligjit për pagën minimale, u dëgjuan mendime të ndryshme nga deputetët e partive në pushtet dhe opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për deputetët e shumicës qeverisëse, kjo zgjidhje ligjore do të përmirësojë standardin e jetesës së rreth 80 mijë punëtorëve që marrin pagën minimale dhe siç vlerësojnë ata, është mirë që metodologjia për rregullimin vjetor ka ndryshuar dhe paga minimale nuk mundet të jetë më e ulët prej 57 për qind të pagës mesatare.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës shprehën keqardhjen që nuk u pranua amendamenti i tyre për rritjen graduale të të gjitha pagave të tjera, sepse inflacioni, siç thanë ata, ndikon në standardin e jetesës së të gjithë punëtorëve.

Advertisement

Sipas tyre, nëse rritet vetëm paga minimale, e jo edhe pagat e tjera, atëherë nuk do të ketë barashpeshë.

Ndryshe, propozim-amandamentet e Ligjit për pagën minimale janë dorëzuar në Kuvend pas negociatave disaditore në Këshillin Ekonomik dhe Social, ndërsa më 7 shkurt, është arritur marrëveshje që paga minimale të rritet në 18.000 denarë me pagesën e muajit mars. R

Rritja e pagës minimale do të ndihmohet nga shteti, i cili do të ndajë 16 milionë euro nga buxheti për të paguar diferencën e kontributeve deri në fund të vitit./Telegrafi/

Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet, nga marsi paga minimale do të jetë 18 mijë denarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy