Kyuchyuk: Aktorët politik në Maqedoninë e Veriut të dakordohen për datën e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ju bëri thirrje partive politike në vend të gjejnë datë të përbashkët dhe të pranueshme për zgjedhjet.

“Vlerësoj se të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut duhet të gjejnë datë për zgjedhjet. Më e rëndësishme është të organizohen zgjedhje të lira, korrekte dhe inkluzive, me respektimin e plotë të protokolleve shëndetësore, me qëllim që të konstituohen institucione tërësisht funksionale, që të mund të ballafaqohen me krizat lidhur me Kovid-19 dhe negociatat e ardhshme me BE-në”, shkroi Kyuchyuk në Twiter, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM shprehen se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik ndërsa opozita maqedonase kundërshton datën e zgjedhjeve duke thënë se nuk ka kushte shëndetësore për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovsko sot në konferencën e sotme për shtyp kur bëri të ditur se nuk do të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ju bëri thirrje Zaevit dhe Mickoskit të gjejnë zgjidhjet deri sot për datën e mundshme të zgjedhjeve kuvendare./Telegrafi/

Advertisement

Kyuchyuk: Aktorët politik në Maqedoninë e Veriut të dakordohen për datën e zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy