Kyuchyuk: Bullgaria humb besueshmërinë para bashkësisë ndërkombëtare nëse bllokon Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian Ilhan Kyuchyuk thotë se asnjëra palë nuk do të fitojë me një bllokadë të mundshme të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë.

Bllokadën e mundshme bullgare për Maqedoninë e vlerëson edhe si një humbje të Bullgarisë para bashkësisë ndërkombëtare.

“Do të jetë një humbje për çdo vend fqinj, për vendin tim gjithashtu Bullgarinë, sepse ne do të humbasim besueshmërinë përpara miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, por gjithashtu sepse mendoj se Bullgaria dhe Maqedonia janë aleatë natyralë.

Në fund të ditës do të jenë tri humbje. Askush nuk do të fitojë nga një bllokadë e mundshme politike”, tha Kyuchyuk./Telegrafi/

Advertisement

Kyuchyuk: Bullgaria humb besueshmërinë para bashkësisë ndërkombëtare nëse bllokon Maqedoninë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy