Lajçak: Sfida më e madhe në Ballkan është që Shkupi dhe Tirana t’i nisin negociatat me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, unë shoh katër sfida. Më e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Problemi më serioz është kriza në BiH. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një sfidë e rëndësisë më të madhe strategjike”.

Këtë e tha për portalin “Buka” të Banja Lukës, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë dhe çështje të tjera ballkanike, Miroslav Lajçak.

Ai theksoi se sfida që sipas tij, është më thelbësore është pyetja se si do të jetë Ballkani.
“A do të ketë një Ballkan që ndan vlerat evropiane, që promovon demokracinë dhe sundimin e ligjit, që lufton korrupsionin dhe që ka media të pavarura dhe shoqëri civile? Ose do të kemi shoqëri në të cilat nuk ka asgjë nga këto, dhe të kemi një qeverisje autoritare pa respektim të vlerave evropiane”.

“Kjo garë po ndodh pikërisht tani kur flasim dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që BE-ja dhe vendet e rajonit të anëtarësohen jo vetëm administrativisht, por mbi të gjitha sipas sistemit të përbashkët të vlerave”, tha Lajçak.

Advertisement

Lajçak: Sfida më e madhe në Ballkan është që Shkupi dhe Tirana t’i nisin negociatat me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy