Lavrov në Shkup ka ardhur përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk e ka lejuar fluturimin për shkak të Zakharovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lavrov në Shkup ka ardhur përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk e ka lejuar fluturimin për shkak të Zakharovës

Avioni me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, mbrëmë mbërriti në Shkup për Këshillin Ministror të OSBE-së, fluturoi mbi hapësirën ajrore të Turqisë dhe Greqisë, jo Bullgarisë, raportojnë mediat ruse. Ndryshimi i itinerarit të fluturimit vjen për shkak të refuzimit të autoriteteve bullgare për të lejuar fluturimin e avionit me zëdhënësen e MPJ-së ruse, Maria Zakharova. Fluturimi zgjati më shumë se pesë orë.

Në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, të cilën e kanë parë mediat ruse, thuhet: “Leja për pjesëmarrje në takimin e lartpërmendur në Shkup i është dhënë ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, dhe delegacionin e tij shoqërues në përputhje me shënimin. Leja nuk vlen për drejtoreshën e departamentit të informacionit dhe shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila shfaqet në listën e sanksioneve, në përputhje me ligjet e zbatueshme të BE-së”.

Zakharova njoftoi në Telegram se vendimi “…nuk ka të bëjë vetëm me marrëzinë, por me marrëzinë e rrezikshme të ndonjë shakaxhiu në strukturat e pushtetit në Bullgari”.

“Është fakt se rregullat për trafikun ajror janë të rregulluara me Konventën e Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar të vitit 1944. Ai përcakton se territori i një shteti duhet të kuptohet si “territore tokësore dhe ujëra territoriale ngjitur”. Hapësira ajrore nuk përfshihet në termin “territor”. Në këtë kuptim, efekti i sanksioneve të paligjshme të Bashkimit Evropian nuk mund të shtrihet në fluturimin e pandërprerë të një avioni të një personi të cilit i ndalohet hyrja në territorin e shtetit”, shkruan Zakharova në Telegram.

Advertisement

Lexo po ashtu
Sot fillon zyrtarisht Takimi Ministror i OSBE-së në Shkup, kjo është agjenda

Advertisement

Ndryshe, mbrëmë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së.

Profili zyrtar në Twitter i MPJ-së ruse ka publikuar fotografi nga mbërritja e Lavrovit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku shihet se ai është pritur nga ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin.

Lavrov mbërriti pas përfundimit të darkës joformale të ministrave pjesëmarrës në takimin e OSBE-së.


Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Advertisement
Lexo po ashtu
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup

Pjesëmarrja e ministrit të jashtëm rus ishte e pasigurt për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, por pasi Bullgaria tha se do të hapte qiellin e saj dhe do të lejonte avionët e qeverisë ruse të fluturonin mbi, dhe BE tha se nuk ishte një shkelje e sanksioneve, Moska u konfirmua se Lavrov po vjen në Shkup.

Advertisement

Për shkak të ardhjes së Lavrov, pjesëmarrjen në takimin e OSBE-së në Shkup e anuluan ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba, shefat e diplomacisë së vendeve baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania./Telegrafi/

Lavrov në Shkup ka ardhur përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk e ka lejuar fluturimin për shkak të Zakharovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy