LD-Maqedoni: Politikanët nga Bullgaria po bëjnë fushatë parazgjedhore përmes manifistimeve nacionaliste kundër Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratik vlerëson se politikanët nga Republika e Bullgarisë po kryejnë një fushatë zgjedhore duke manifestuar nacionalizëm kundër Maqedonisë, popullit dhe gjuhës maqedonase. LD beson se partitë me një fushatë të fortë anti-maqedonase tashmë kanë rritur vlerësimin e partisë, pavarësisht dëmit që ata kanë bërë midis dy vendeve dhe popujve.

“Çdo ditë ata përhapin dezinformata dhe të pavërteta, ripërcaktojnë historinë, shpjegojnë pse Bullgaria vuri veton në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe në fakt mbajtësit e pozicioneve të larta partiake dhe shtetërore në Bullgari garojnë me fyerje të ashpra kundër popullit maqedonas dhe qëllimi përfundimtar është të fitojnë pikë politike. Kjo fushatë zgjedhore vazhdon të helmojë dhe përkeqësojë marrëdhëniet midis dy vendeve, por ajo fushatë është më efektive nëse komentojmë publikisht mbi të gjitha ato deklarata nacional-shoviniste.

Pozicioni ynë është që ne duhet t’i lëmë ata të mbyten në nacionalizëm dhe nivelin e ulët të komunikimit. Duke na hedhur baltë, ata do të ngecin në të”, thonë nga LD.

Nga atje ata thonë se Maqedonia është një shtet sovran, me historinë, popullin dhe gjuhën e saj autentike./Telegrafi/

Advertisement

LD-Maqedoni: Politikanët nga Bullgaria po bëjnë fushatë parazgjedhore përmes manifistimeve nacionaliste kundër Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy