LD-Maqedoni: T’i ndihmojmë bujqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike i propozon Qeverisë së Maqedonisë që në baza ditore të monitorojë situatën në Ukrainë dhe të marrë masa për zbutjen e pasojave, në mënyrë që jeta të ecë normalisht dhe të kujdeset për kategoritë e qytetarëve në vështirësi sociale.

“Në këtë drejtim është veçanërisht i rëndësishëm nxitja e prodhimit të produkteve strategjike: misri, elbi, panxhari, orizi, si dhe blegtoria.

Çmimet e naftës dhe gazit duhet të ruhen brenda kufijve të pranueshëm duke ulur TVSH-në dhe akcizat. Në këto kushte të pasigurta veçanërisht për eksportin e produkteve të hershme bimore, u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i blejnë ato, në mënyrë që të zvogëlohet dëmi dhe të ruhet prodhimi”, njoftojnë nga LD.

Ata thonë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë më shumë, prandaj është e nevojshme që institucionet shtetërore të përgatiten për veprim në situata komplekse, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të bëjë një hap përpara në këtë moment dhe të hapë negociatat për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

Advertisement

LD-Maqedoni: T’i ndihmojmë bujqit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy