LD: Qeveria e RMV-së duhet të organizojë evakuimin e mbi 100 shtetasve tanë nga Tel Avivi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për evakuimin e sigurt të mbi 100 qytetarëve të Maqedonisë në aeroportin e Tel Avivit.

“Qytetarët e bllokuar në Tel Aviv po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga Tel Avivi, por linjat ajrore që kanë fluturime nga Tel Avivi po u japin përparësi shtetasve të tyre.

Në Izrael është shpallur gjendje lufte dhe sulmet me raketa në Tel Aviv janë të vazhdueshme, prandaj situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkon angazhimin e qeverisë për evakuimin e qytetarëve tanë”, thuhet në kërkesën e LD-së./Telegrafi/

LD: Qeveria e RMV-së duhet të organizojë evakuimin e mbi 100 shtetasve tanë nga Tel Avivi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy