Lëvizja Besa: Pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja BESA e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri, sepse siç thonë nga kjo parti, pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale.

“Ashtu siç është e garantuar me ligj e drejta për mësim, ashtu është e garantuar edhe e drejta për grevë si e drejtë elementare në çdo vend të botës. I bëjmë apel Qeverisë që sa më parë t’u gjejë zgjidhje kërkesave të ofruara të SASHK-ut, sepse nga greva nuk përfiton askush, veçanërisht nxënësit. Me harmonizimin e pagës minimale dhe shumëzimin e saj me kompleksitetin e vendit të punës, do të shmanget barazuesi, ku njerëzit me punë të ndryshme dhe profesione të ndryshme të punës marrin të njëjtën pagë”.

“Mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme të cilët me kontributin dhe mundin e tyre e ndërtojnë të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë. Kryeministri dhe ministri shumë mirë e dijnë se me këto të ardhura të mësimdhënësve nuk ruhet dinjiteti i familjes dhe nderi i mësimdhënësit, prandaj në vend që t’i kërcënojnë dhe t’u bëjnë presion, duhet të bëjnë përpjekje për t’i përmbushur kërkesat e SASHK-ut, dhe ato që qeveria i ka pranuar me marrëveshje kolektive”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Lëvizja Besa: Pagat e të punësuarve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale. shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy