Lëvizja BESA – Tearcë: Në kohë pandemie Komuna e Tearcës në terr, ndriçimi publik nuk funksionon rregullisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza nga pandemia Covid-19 ka prekur gati çdo banorë të RMV-së por edhe më gjërë. Por për ta kaluar këtë krizë sa më lehtë, kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani siç duket ka gjetur zgjidhjen. Në adresë të degës së Lëvizjes BESA – Tearcë kanë ardhur ankesa të shumta nga banorë të disa fshatrave se ndriçimi publik funskionon me orarë të shkurtuar, ku pas orës 24 në mbrëmje ata ndalohen nga komuna, kështu duke bërë vjedhje klasike të energjisë elektrike.

Apelojmë deri tek organet përkatëse, të ndalojnë këtë padrejtësi që iu bëhet banorëve sepse shumica prej tyre paguajnë taksën për ndriçimin publik. Komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarëve gjithmonë dhe duhet t’i plotësoj kërkesat e tyre.

Lëvizja BESA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy