Lëvizja Besa: Vjetërsimi i lëndëve të Mijallkovit, pasqyrë e BDI-së dhe LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizja Besa: Vjetërsimi i lëndëve të Mijallkovit, pasqyrë e BDI-së dhe LSDM-së

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndëve në të cilat akuzohen funksionarë të qeverive të kaluara. Nga kjo parti thonë se “derisa krimi në pushtetin aktual vazhdon e rritet, rritet edhe lirimi i të akuzuarve”, për të cilët sipas Besës, LSDM kur ishte në opozitë dëshmonte se ata kanë bërë krim, korrupsion dhe duhet të jenë në burg.

“Me vjetërsimin edhe një lënde të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov por edhe të të akuzuarve të të tjerë për krime të dyshimta, dëshmohet se LSDM kur ka qenë në opozitë ka pasur vetëm një qëllim, të vij në pushtet, të bashkohet me BDI-së dhe të mbrojnë kriminelët e pushtetit të kaluar që bashkë me ta të vazhdojnë krimin, tenderët, korrupsionin, pasurimin personal dhe varfërinë e qytetarëve”.

Lexo po ashtu
Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi shpëtojnë nga burgu në rastin “Titanik 2”

Advertisement

“Kjo është arsyeja pse Maqedonia e Veritu nuk shkon drejtë BE-së. Andaj si Lëvizje Besa vlerësojmë se zgjedhjet janë shpëtim për qytetarët dhe ndëshkim për krimin dhe kriminelët”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, sot Gjykata e Apelit njoftoi se ka hedhur poshtë aktakuzën për Sasho Mijallkovin në rastin “Titanik 2”, ndërsa për të akuzuarit tjerë në këtë lëndë, përfshirë edhe kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, dënimet me burg ua ka zëvendësuar me burg me kusht, gjegjësisht dënim me kusht nëse nuk kryejnë vepra tjera penale./Telegrafi/

Advertisement

The post Lëvizja Besa: Vjetërsimi i lëndëve të Mijallkovit, pasqyrë e BDI-së dhe LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy