Lëvizja “ZNAM” shpalos deputetët në të gjitha zonat zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe Lëvizja “ZNAM” ka shpallur kandidaturat për deputetë në të gjitha zonat zgjedhore. Partia e Maksim Dimitrievskit publikoi listat me nga 20 kandidatë, për çdo njësi zgjedhore Zëdhënësi i partisë “ZNAM” tha se janë përzgjedhur kandidatë të rinj dhe të pa njollosur në karrierën politike, për të cilët presin besimin me vota nga qytetarët.

Në njësinë zgjedhore një listën e ZNAM-it do ta kryesojë Boban Karapejovski, profesor i Departamentit të Gjuhës Maqedonase në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lëvizjes ZNAM.

Bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore do të jetë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Pastërti dhe Gjelbërim” në Kumanovë dhe kryetari i organizatës komunale të partisë, Daniel Stojçevski.

Në NJZ3 do të jetë edhe një tjetër nënkryetar i Lëvizjes, Pavle Arsovski, gjeneralmajor në pension dhe doktor i shkencave historike.

Advertisement

Në NJZ4 propozoi kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Juglindore Mile Cekov, i cili është edhe kryetar i organizatës komunale të Lëvizjes ZNAM.

Njësinë zgjedhore pesë do ta drejtojë Vesna Bendevska, psikologe e diplomuar, si dhe ish-deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa bartës i njësisë zgjedhore gjashtë do të jetë Nebojsha Zaharievski, magjistër i shkencave juridike.

“Për dallim nga ne, LSDM dhe OBRM-PDUKM, të cilët në shumicën e rasteve i kanë zgjedhur deputetët e deritanishëm së dhe nuk kanë ofruar asgjë të re në kuadrin profesional. Për Maqedoninë tonë, në listat për deputetë kandidon me njerëzit, të cilët janë të rinj në politikë, profesionistë në fushat e tyre që punojnë, me autoritet dhe të njohur në rrethet e tyre, të ndershëm, me karakter dhe vlera të vërteta, por edhe njerëz që tani më kanë përvojë politike dhe janë faqebardhë. Besojmë që qytetarët e Maqedonisë do ta njohin dallimin në cilësinë e kandidatëve për deputetë dhe besimin do të ja japin Lëvizjes ‘ZNAM’ për Maqedoninë tonë”, tha Nikolla Memov, Zëdhënës i Lëvizjes “ZNAM”.

Lëvizja “ZNAM” shpalos deputetët në të gjitha zonat zgjedhore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy