Ahmeti: Ziadin Sela do të jetë bartës liste në Njësinë numër pesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot konifrmoi se marrëveshje ma Aleancën për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës do të nënshkruhet nesër.

“Marrëveshja me Aleancën për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën do të nënshkruhet nesër në Gostivar”, tha Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu konfirmoi se Ziadin Sela do të jetë bartës liste në Njësinë Zgjedhore numër pesë, ndërsa Sulejman Baki do të jetë bartës në Njësinë Zgjedhore numër tre.

Ahmeti sot nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci.

Advertisement

Dje një marrëveshje e njëjtë u firmos edhe me Unionin e Romëve, ndërsa më herët marrëveshje për Front Europian, Ahmeti lidhi edhe me Lëvizjen Popullit të Skender Rexhepit, me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe me PDE-në e Arjanit Hoxhës. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake. Të shtunën është paralajmëruar që në Gostivar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit mes Ahmetit dhe Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët.

Ahmeti: Ziadin Sela do të jetë bartës liste në Njësinë numër pesë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy