Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon të vazhdojë mbështetja qeveritare për pagesën e pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që të vazhdojë mbështetje qeveritare për pagesën e pagave. Sipas tyre, paketa e pestë duhet të drejtohet drejt ruajtjes së vendeve të punës dhe ringjalljes së ekonomisë pas tejkalimit të plotë të krizës.

Kreu i LSM-së, Darko Dimovski sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko-Social i përmendi porpozimet e LSM-së dhe partnerët e tjerë sociale dhe edhe një herë theksoi se me paketën e pestë duhet të vazhdojë mbështetja financiare për pagesën e pagave në mënyrë që të mos vendosen në pikëpyetje vendet e punës në sektorët më të goditur.

Ai shtoi se paratë duhet të vinë në mënyrë të drejtpërdrejtë te punëtorët, punonjësit me sëmundje kronike, gratë shtatzënë.

LSM propozon sërish që pagesa për mungesë në punë të paguhet./Telegrafi/

Advertisement

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon të vazhdojë mbështetja qeveritare për pagesën e pagave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy