Likovë, vatrat e coronavirusit shtohen çdo ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rajonin e Likovës janë lokalizuar të gjitha vatrat e virusit Kovid-19. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se për dallim nga Kumanova ku vatër ishte spitali i qytetit, në Likovë vatër e virusit janë familjet e mëdha. Testimi masiv do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Për momentin ka mbi 200 raste aktive.

“Ky numër është shumë më i madh se gjysma e Maqedonisë lindore. Qytetarët deri tani nuk kanë dashur të testohen, nuk i besojnë virusit dhe lejuan që situata të jetë e tillë. Të gjitha vatrat i kemi nën kontroll, por çdo ditë ka vatra të reja”, tha Arif Latifi, drejtor i QSHP-së, Kumanovë.

Reparti infektiv në Spitalin e Qytetit po trajton kryesisht pacientë nga Likova. Specialisti Aziz Bajrami i cili ishte një nga të prekurit me Kovid-19 flet për terapinë që i jepet pacientëve. Ai apelon qytetarët të mos e neglizhojnë seriozitetin e virusit.

“Antibiotik, infuzione, terapi vitaminoze ndërsa ato të cilët janë në gjendje më të vështirë merret dhe analizohet gjendja e saturacionit me oksigjen. I jepet edhe terapi me oksigjen”, pohoi Aziz Bajrami, infektolog.

Advertisement

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi kërkon nga qytetarët t’i nënshtrohen testiti. Ai thotë se në Likovë situata është e qetë por akoma nuk është tërësisht nën kontroll.

“Situata është e qetë por nuk do të thotë se e kemi tërësisht nën kontroll. Kemi shumë raste pa simptoma. Në ato familje që ka të infektuar pa simptoma të shtohen testet dhe të ndalohet shpërndarja e virusit. Nuk është turp të testohesh. Duhet patjetër të përballemi me situatën reale në të cilën ndodhet i gjithë vendi dhe bota”, theksoi Erkan Arifi, kryetar i Likovës.

Përveç rasteve aktive, rajoni Likovës ka regjistruar numër të madh të viktimave si pasojë e Kovid-19./Alsat/

The post Likovë, vatrat e coronavirusit shtohen çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy