My Telekom përmirësohet çdo ditë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më thuaj cilat aplikacione përdor, të të them se cili je. Në epokën e teknologjisë, kur shumë interesa tonat përmblidhen në ekranin e telefonit, aplikacionet janë identifikuese për stilin e jetës tonë. Viti që po kalojmë, e shtoi edhe më shumë rëndësinë e tyre. Pandemia ka sjellë shtimin e shërbimeve online, jo vetëm për informim dhe argëtim, por edhe për të kryer shërbime të rëndësishme për mbarëvajtjen e jetës.

Telekom Albania përmirësoi aplikacionin për të ofruar përvojë më të mirë për abonentët dhe për të ofruar edhe më shumë shërbime online.

Klientët kanë edhe më shumë arsye për ta përdorur dhe provuar aplikacionin. Ata që regjistrohen për here te parë, përfitojnë 10GB menjëherë dhe cilido kryen rimbushje nga My Telekom pëfiton deri në 11GB shtesë, mbi paketën e tij.

Përveç dhuratave, ajo që sjell të re ky përmirësim i aplikacionit MyTelekom janë:

Advertisement

·Navigim shumë më miqësor, ku çdo gjë është vetëm një prekje larg

·Mundësi për tu kyçur me llogarinë e Facebook, për lehtësi në përdorim

·Mundësi për të ruajtur në siguri të plotë kartën bankare, për të lehtësuar çdo blerje

·Mundësi për të shkarkuar dhe paguar faturat për klientët me kontratë UP

Advertisement

·Mundësi kontakti të shtuara live me kujdesin ndaj klientit

Me aplikacionin e përditësuar MyTelekom mund të kryeni shërbimet e nevojshme më thjeshtë, me më shumë shpërblime dhe pa kontakte njerëzore në dyqane.

Me Telekom Albania, çdo ditë bëhet më e mirë për ju!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy