minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Loga themeloi një grup punues për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor - Struga.info


Loga themeloi një grup punues për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, me një postim në Facebook ka njoftuar se sot janë marr një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas shqetësimeve të shprehura nga Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vitit 2023, ka nisur formimi i një grupi punues për përgatitjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Raporti thekson shqetësimin serioz të Komisionit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe bën thirrje për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve. Kritika vjen pas shkarkimit të kontrovershëm të Kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe përpjekjeve për kufizimin e pranisë së kamerave në seancat e këshillit, çka është ndaluar pas ndërhyrjes së shoqërisë civile dhe mediave gjyqësore.

Në raport gjithashtu theksohet besimi i ulët i gjyqtarëve në rolin e Këshillit Gjyqësor për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe vlerësimi i rrezikut të korrupsionit. Me synim të tejkalimit të këtyre sfidave, sot u formua grupi punues për hartimin e Ligjit për ndryshimet në Këshillin Gjyqësor, i cili përfshin përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar. Kjo nismë ka për qëllim të adresojë dobësitë e identifikuara dhe të sjellë ndryshime thelbësore në sistemin gjyqësor të vendit.

Me grupin e punës do të udhëheqë Akademiku Vllado Kambovski, i cili është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në këtë grup do të marrin pjesë:

Advertisement

– Margarita Caca Nikollovska- ish gjyqtare në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg;
– Dr. Bajram Pollozhani- ish gjyqtar në gjykatën kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese;
– Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese;
– Sali Murati, ish-kryetarë i Gjykatës Kushtetuese;
– Besa Ademi – kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Jelena Kadriq, përfaqësueses në Institutin për të drejtat e njeriut;
– Ivana Petkovska – përfaqësueses nga Koalicioni Тë gjithë për një gjykim të drejtë;
– Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Denis Preshova-profesor në „Fakultetin Juridik Justinijani i Parë “-Shkup;
– Dr. Ana Pavlovska – Daneva, profesoreshë në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” – Shkup;
– Gjorgi Radojkov – ish gjyqtar;
– Ivica Nikokovski- anëtar i Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Shpend Devaja,- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Grupi i punës në punën e tij do të fton edhe përfaqësues të organeve relevante nga fusha e gjyqësorit. /Telegrafi/

The post Loga themeloi një grup punues për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy