Loiseau: Maqedonia e Veriut investon shumë dhe duhet t’i fillojë shpejt negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk mund të heqim dorë nga vende që kanë investuar dhe t’u themi “kishit problem me Greqinë, tani edhe me Bullgarinë”. Shkupit duhet t’i jepet sinjal dhe t’i fillojë bisedimet me BE-në, konsideron ministrja franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau.

Loiseau, e cila është nga partia e presidentit francez Emanuel Makron, dhe vendi i së cilës e ka marrë presidencën rotuese me BE-në nga janari i vitit 2022, në një deklaratë për BNR që e transmeton Dojçe Vele, thekson se është evidente se duhet të ketë dialog, si dhe zgjidhje.

“Askush nuk thotë se nesër, në vitin 2022, Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në BE. Ne themi se duhet të fillojnë negociatat, gjatë të cilave gjithçka do të vihet në tavolinë. Dhe ata nuk do të ecin përpara nëse të gjitha të e ndërlidhura me të drejtat e njeriut dhe vlerat themelore nuk çohen përpara. Por këtyre njerëzve duhet t’u jepet sinjal, sepse lajkatohen nga Kina, Rusia dhe Turqia. Çfarë duam – që më në fund të na kthejnë shpinën? “Nuk është në interesin e askujt”, tha Loiseau.

e pyetur nëse ka pasur një nismë franceze për zgjidhjen e kontestit dypalësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Loiseau nuk u përgjigj drejtpërdrejt.

Advertisement

“Shpresoj që ky kontest të zgjidhet, sepse dëshiroj që negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë së shpejti. Ka bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur pritshmëritë evropiane. Shpresoj të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë. Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë për të bërë, do të kërkojmë rezultate, sepse ka një metodologji të re për zgjerimin. Por ne nuk mund të heqim dorë nga ato vende që kanë bërë përpjekje dhe t’u themi atyre: ‘Shikoni, ka një problem tjetër. E kishit me Greqinë dhe tani me Bullgarinë.’ Kjo do të krijojë armiqësi ndaj Bashkimit Evropian në zemër të Evropës, sepse gjeografikisht, kulturalisht dhe historikisht Ballkani është pikërisht atje”. tha Loiseau.

Loiseau: Maqedonia e Veriut investon shumë dhe duhet t’i fillojë shpejt negociatat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy