LSDM: Çdo parti politike e ka për detyrë që të mbështes regjistrimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Regjistrimi i popullsisë në pranverë do të sigurojë të dhëna të plota, të sakta dhe të rëndësishme, si bazë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë, për zhvillimin e sigurt dhe të parashikueshëm të shtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre, pas gati dy dekadash pa regjistrim në vend ka mungesë të statistikave cilësore jo vetëm për popullsinë e përgjithshme, por edhe për numrin e saktë të banorëve në secilin rajon, bashki dhe karakteristikat e tyre.

“Regjistrimi si një operacion i pavarur statistikor do të mbledhë karakteristikat përkatëse gjeografike, demografike, ekonomike, të personave me aftësi të kufizuara, arsimore, etnike-kulturore, migrimit, karakteristikat fetare të popullsisë, familjeve dhe qytetarëve në vend.

Regjistrimi është në duart e institucioneve profesionale shtetërore, siç është Enti Shtetëror i Statistikave dhe do të organizohet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, sipas një modeli të kombinuar, me një regjistrim klasik në terren, por gjithashtu duke përdorur bazat e të dhënave që ka shteti.

Advertisement

Regjistrimi do të jetë i sigurt nga pikëpamja shëndetësore, sepse shteti edhe në kushtet e një pandemie ka treguar se ka kapacitet të organizojë operacione komplekse me pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke respektuar të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit./Telegrafi/

LSDM: Çdo parti politike e ka për detyrë që të mbështes regjistrimin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy