LSDM: Ftojmë të gjithë të bashkëpunojnë, të mos krijojnë grindje, pengesa dhe konflikte ndëretnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Populli pa se si u ulën në të njëjtën tavolinë përfaqësuesit e strukturave anti-NATO, anti-BE, anti-Prespë dhe antidemokratike në vend, pjesëmarrësit në aksionet e përgjakshme të 27 prillit, së bashku me ata që avokojnë në mënyrë deklarative kursin euroatlantik të vendit dhe u mundën në të njëjtin 27 prill, thuhet në reagimin e LSDM pas paralajmërimit për përbërjen e shumicës së re parlamentare.

“Kjo përbërje nënkupton një konflikt parimesh, një konflikt pikëpamjesh, konflikt politikash dhe konflikt vlerash. Një përbërje e tillë politike nuk mund të japë asgjë për interesat e qytetarëve dhe as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë e përbashkët në atë tryezë është dëshira për pushtet.

Nëse vërtet do të ketë një shumicë të re parlamentare, presim që ajo të konfirmohet përmes procedurave të duhura parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të Qeverisë së re.

Do të thotë, do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-Prespë, anti-NATO dhe anti-BE”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Shumica e re eventuale, shtojnë nga atje, do të duhet të marrë përgjegjësinë për përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike, përgjegjësinë për sfidat që pasojnë me integrimin evropian të vendit dhe miratimin e Buxhetit 2022, kjo është gjëja më e përgjegjshme për momentin.

“Këto ditë do të shohim nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi për këto hapa dhe përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LSDM është në anën e qytetarëve, në anën e interesit kombëtar dhe të përparimit të shtetit./Telegrafi/

LSDM: Ftojmë të gjithë të bashkëpunojnë, të mos krijojnë grindje, pengesa dhe konflikte ndëretnike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy