LSDM: Maqedonia po i arrin qëllimet strategjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet. LSDM përmes një komunikate për media ka potencuar se hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, shënon një kapitull të ri më shumë zhvillime dhe suksese për shtetin tonë.

“Filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane. Pas 17 vitesh pritje, hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian. Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së. Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë evropiane.

LSDM: Maqedonia po i arrin qëllimet strategjike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy