LSDM: Me ne paratë përfundojnë te qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM përmes një komunikate thotë se në krizën më të madhe energjetike, qeveria e LSDM-së me sukses menaxhon me krizën.

“Me 26 masa që kapin shifrën prej 400 milionë eurove parandaluam rritjen enorme të çmimeve. Stabilizuam çmimin e energjisë elektrike me subvencionim nga qeveria dhe qytetarët paguajnë çmimin më të ulët në rajon”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk ka kufizime në ushqim, derivate të naftës, gas dhe ngrohtje.

“Financiarisht i mbështesim edhe qytetarët. E rritëm pagën minimale dyfish më shumë se në kohën e OBRM-PDUKM-së. Rritëm pensionet dhe vnedosëm ndihma shtesë për çdo pensionist. Paga mesatare për muajin shkurt 2022 është 29.839 denarë dhe është për 7.000 denarë më shumë se në kohën e partisë opozitare maqedonase”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Ata po ashtu shtojnë se kanë rritur pagat në arsim pë 21 dhe sërish bisedohet për rritje të pagave./Telegrafi/

LSDM: Me ne paratë përfundojnë te qytetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy