LSDM: Me OBRM-PDUKM-në vendi ishte në izolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka poshtërim më të madh se ai që OBRM-PDUKM i ka bërë vendit dhe popullit maqedonas, duke filluar nga mbështetja e fundit e rezolutës së PPE-së me qëndrimet e Bullgarisë, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se me OBRM-PDUKM-në vendi ishte në izolim ndërkombëtar, me fqinjët, me gjithë botën demokratike, shumë prapa, pa integrime euroatlantike.

“Për shkak të shkatërrimit të tyre edhe kisha nuk u njoh. Kryepeshkopata e Ohrit dje në prani të presidentit Kovaçevski shërbeu së bashku me Patriarkanën Ekumenike Kthimi në unitetin kanonik me kishat ortodokse, liturgjia që u mbajt në gjuhën maqedonase, është edhe një konfirmim i veçantisë sonë maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Me LSDM-në vendi po ecën përpara në të gjitha mënyrat dhe ia del mbanë. Në OBRM-PDUKM nuk ndryshon asgjë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Me OBRM-PDUKM-në vendi ishte në izolim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy