LSDM: Me politizimin e tragjedisë, Mickoski tregoi mosnjohjen elementare të Kushtetutës dhe ligjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM dëshirojnë të përfitojnë nga tragjedia”.

Sipas tyre, politizimi i tragjedisë nga ana e Mickoskit, dëshmoi mosdijen e tij të Kushtetutës dhe ligjeve.

“Kushtetuta është e qarttë, anëtari i Qeverisë mund të jep dorëheqje, por para kryeministrit. Kryeministri mund të propozojë shkarkim të një anëtari të Qeverisë, ndërsa propozimin për shkarkim e cakton Kuvendi në seancën e ardhshme”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se një sjellje e tillë e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit dëshmon dëshpërimin në të cilën ndodhen.

Advertisement

“Përfundoi koha kur hetimet dhe procesverbalet e procedurave diktoheshin me telefon, shpikeshin dëshmitarë dhe keqpërdoreshin institucionet. Qeveria e LSDM-së veprim sipas Kushtetutës, sipas ligjeve. Hetimin e udhëheqin organet hetimore dhe një hetim i tillë i pavarur do t’i japë të gjitha përgjigjet”, thonë nga LSDM.

OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë, thonë nga LSDM, që të thirret në moral, ndërsa kjo parti bllokoi ndërtimin e Qendrës së re Klinike./Telegrafi/

LSDM: Me politizimin e tragjedisë, Mickoski tregoi mosnjohjen elementare të Kushtetutës dhe ligjeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy