LSDM: Me ribalancin e Buxhetit pason rritja e pagave, pensioneve dhe masa të reja anti-krizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet LSDM thotë se rritja e pagave, pensionet dhe masat e reja kundër krizës do të pasojnë me ribalancimin e Buxhetit.

“Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022, sigurojmë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por edhe mbështetje dhe ndihmë më të madhe si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM potencojnë se “mbi 76 milionë euro janë siguruar për paketën e radhës të masave kundër krizës për të përballuar pasojat e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Për përkrahjen e bujqësisë me qëllim të nxitjes së rritjes së prodhimit vendor janë siguruar edhe 3,2 miliardë denarë, përkatësisht 32 milionë euro”.

“Përmes ribalancimit u siguruan mjete për paga më të larta në arsim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve, si dhe rritje rekord të pensioneve nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë. Ky ribalanci i Buxhetit në veprim konfirmon përkushtimin e LSDM-së për një ekonomi stabile dhe në zhvillim, por edhe për më shumë para në çdo familje”, thuhet në komunikatë.

Advertisement

Nga LSDM theksojnë se edhe përkundër krizës ushqimore dhe energjetike, pushteti në Maqedoni ka arritur me sukses të zhvilloi politikë të suksesshme ekonomonike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

LSDM: Me ribalancin e Buxhetit pason rritja e pagave, pensioneve dhe masa të reja anti-krizë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy