LSDM: Mickoski është për koalicion me Apasievin, a do të negociojë për vlerat e Enver Hoxhës me të?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaevski, sot në konferencë për shtyp tha se “Mickoski rrënoi të gjitha maskat false të OBRM-PDUKM-së dhe pranoi dëshirën për koalicion me Të Majtën”.

Ai theksoi se në mëngjes OBRM-PDUKM dërgon deklaratë kundër “Të Majtës”, ndërsa pasdite Mickoski flet për koalicion me parti anti-BE dhe anti-NATO.

“Të gjitha njoftimet e OBRM-PDUKM-së janë të kota, deklarata e Mickoskit i fundosi të gjitha. Pyetjet për cilat vlera është përgatitur Mickoski për marrëveshjen me Të Majtën mbetën pa përgjigje. A janë këto vlerat e së Majtës kundër NATO-s apo kundër BE-së? Apo Mickoski do të negociojë vlerat e diktatorit Enver Hoxha në tavolinë me Të Majtën? A do të shkojë Mickoski vitin e ardhshëm t’i përulet diktatorit Enver Hoxha siç bëri Apasiev? Radikalisht i dashuruar me regjimin e majtë është njësoj si OBRM-PDUKM, ata janë si tenxherja me kapakun”, tha Kaevski./Telegrafi/

LSDM: Mickoski është për koalicion me Apasievin, a do të negociojë për vlerat e Enver Hoxhës me të? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy