LSDM: Mickoski po manipulon me deklaratat e tij për propozimin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia në pushtet LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të partisë opozitare OBRM-PDUKM lidhur me propozimin francez, qe sipas tyre ishte një hap drejt asimilimit të plotë drejt bullgarizmit dhe dëmtimit të identitetit të maqedonasve

“Qytetarët me debaklin e protestës i dërguan mesazh të qartë OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit se nuk duan bllokada dhe shkatërrime. Mickoski në vend që të jetë i vetmi politikan opozitar që punon kundër shtetit dhe qytetarëve edhe në kohë krize, më në fund duhet ta marrë dhe ta kuptojë mesazhin e publikut. Veprimi shkatërrues në dëm të qytetarëve dhe shtetit është i papërgjegjshëm, veçanërisht në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike që nga Lufta e Dytë Botërore. Qytetarët e dinë se një njeri që flet me mendime të dirigjuara herë në një shtëpi e herë një tjetër jashtë, që minon pozitat shtetërore, manipulon për gjoja asimilim dhe bullgarizim, nuk mund të jetë opsion për të ardhmen. Gënjeshtrat e Mickoskit, i cili mbron krimin e përmasave epike, të vërtetuara me vendime gjyqësore, nuk kalojnë te qytetarët”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ndryshe, dje lideri i partisë OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka deklaruar se sipas burimeve të tij qeveria e Maqedonisë është pajtuar me propozimin bullgar, ndërsa detaje më të theksuara nuk bëri të ditura për media.

LSDM: Mickoski po manipulon me deklaratat e tij për propozimin francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy