LSDM: Mickoski shkoi në Budapest për të ndjekur udhëzime të reja nga mentori i tij, Nikolla Gruevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi nga selia e partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM u bë e ditur se lideri i partisë Hristijan Mickoski është në Budapest, partia në pushtet LSDM ka reaguar me një deklaratë të re për mediat.

Sipas tyre, Mickoski ka shkuar në Budapest për të ndjekur udhëzime të reja nga, siç thonë ata, mentori i tij ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

“Sot pamë se Mickoski është sërish në Budapest, me siguri për të ndjekur udhëzimet e reja të mentorit të tij Gruevski, dhe me të vetmin qëllim se si të sillet në këtë moment lidhur me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apsiev dështuan në synimet e tyre, dështuan gënjeshtrat dhe skenarët e zinj. Tani ata janë ekspozuar ndaj përpjekjeve për të krijuar pengesa të reja në rrugën evropiane të vendit. Ata duhet të kërkojnë arsyet për këtë brenda vetes. Vlerësojmë se ndoshta kjo temë është vetëm për margjinat e OBRM-PDUKM-së dhe vetëm për përdorim të brendshëm të partisë opozitare në fushën e Pallatit të Bardhë, ata mund të kenë pyetje edhe se çfarë do të ndodhë me referendumin e mundshëm, çfarë do të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit të ri në OBRM-PDUKM, përkatësisht për anëtarë të caktuar në Komitetin Ekzekutiv të tyre?”, pyesin nga LSDM.

Ata theksojnë se nga ajo që tha Mickoski doli e kundërta, nuk ka bullgarizim, asimilim, negociatat me BE-në filluan me gjuhën e pastër maqedonase dhe identitetin e ruajtur.

Advertisement

Nga LSDM potencojnë se “askush nuk e fajëson Mickoskin se ka gënjyer qytetarët, anëtarët e tij dhe partitë tjera. Askush nuk ka faj për faktin që deputetët e tij nuk votuan në Kuvend dhe as që i detyroi të firmosnin deklarata juridikisht të pavlefshme në noter”.

LSDM: Mickoski shkoi në Budapest për të ndjekur udhëzime të reja nga mentori i tij, Nikolla Gruevski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy