LSDM: Mickoski vepron me urdhër të Gruevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM thotë se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në kohën kur vendi dhe i gjithë kontinenti po përballet me krizë ekonomike dhe energjetike, në vend që të ofrojë konstruktivitet, paralajmëron bllokada të reja të intensifikuara.

“Është e qartë se Mickoski është duke vepruar me urdhër të shefit të tij në Budapest, Nikolla Gruevski, pasi është e qartë se kjo sjellje e intensifikuar destruktive vjen vetëm dhjetë ditë pas shpalljes së Listës së Zezë të SHBA-së ku ishte Gruevski.

Seanca e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së e paraparë për sonte është vetëm një farsë.

Vendimi tashmë është marrë, është urdhëruar nga Gruevski dhe Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vetëm do ta zbatojnë”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Mickoski, iniciativa e të cilit për bllokadë pritet të miratohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i partisë, arsyetohet se një veprim i tillë është nxitur nga sjellja e qeverisë së LSDM-së./Telegrafi/

LSDM: Mickoski vepron me urdhër të Gruevskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy