LSDM: OBRM-PDUKM e Mickoskit është organizatë kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM theksojnë se gjykimet ku dënohet funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së janë vërtetim se kjo parti, sipas LSDM-së, është parti kriminale.

“Me vendime gjyqësore u vërtetua se janë organizatë kriminale, organizatë e larjes së parave, pasurimit ilegal përmes skemave të ndryshme, mashtrime zgjedhore dhe kriminalizim të procesit zgjedhor”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se shefi i Mickoskit, Nikolla Gruevski është dënuar me 11 vite në vetëm 3 lëndë gjyqësore.

“As Mickoski dhe as partia e tij nuk u distancuan nga krimi dhe nuk kërkuan falje”, thonë nga LSDM duke theksuar se në periudhën deri sa kanë ndodhur krimet, Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit.

Advertisement

Në fund këtyre vendimeve gjyqësore, nga LSDM kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit./Telegrafi/

LSDM: OBRM-PDUKM e Mickoskit është organizatë kriminale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy