LSDM: Opozita bllokon Ligjin për mbrojtjen shëndetësore dhe gënjen se ndihma e shpejtë po privatizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSDM: Opozita bllokon Ligjin për mbrojtjen shëndetësore dhe gënjen se ndihma e shpejtë po privatizohet

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se opozita po e bllokon Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe gënjen kur shprehet e ndihma e shpejtë po privatizohet.

“OBRM-PDUKM dhe E majta sërish para qytetarëve tregojnë destruktivitetin me bllokimin e ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe shpërndajnë gënjeshtra se ndihma e shpejtë në spitale po privatizohet”, theksojnë nga LSDM.


OBRM-PDUKM: Qeveria në vend që të punësojë mjek dhe të rrisë pagat, privatizoi ndihmën e shpejtë

Advertisement

Ata shtojnë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore në pjesën me ndihmën e shpejtë do të mundësojnë rritje të resurseve të ndihmës së shpejtë.

“Ndryshimet ligjore nuk i ekspozon qytetarët me shpenzime financiare shtesë, përkundrazi, automjetet e ndihmës së shpejtë në spitalet private do të jenë në dispozicion ndaj qytetarëve, përkatësisht ndihma e shpejtë në spitalet private do të mund të përdoret falas”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se me këtë ligj mundësohet që mjediset rurale të kenë mbrojtje shëndetësore, ndërsa opozita kur ka qenë në pushtet, e la ndihmën e shpejtë me 5 automjete./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Opozita bllokon Ligjin për mbrojtjen shëndetësore dhe gënjen se ndihma e shpejtë po privatizohet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy