LSDM: Përgjegjësi për sjelljen e turpshme të Mickoski i cili shkel protokollet shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski është ai që shkel protokollet shëndetësore dhe luan me shëndetin e qytetarëve në kohën kur ka rritje të rasteve aktive.

“Partia e tij aktron shqetësim të rremë dhe në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa ai pasdite shkel protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnv se për shkelje të protokolleve duhet të mbahet përgjegjësi ndërsa institucionet duhet të reagojnë ndaj një sjellje skandaloze të Mickoskit.

“Mickoski që nga fillimi i pandemisë sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Rrezikonte procesin e vaksinimit dhe fshihej nëpër kafene. Është e qartë pse Mickoski nuk dënoi sjelljen e kryetarit të Ohrit, Kiril Pecakov i cili në vend të vetizolimit, u shfaq në festë fetare te qytetarët”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Përgjegjësi për sjelljen e turpshme të Mickoski i cili shkel protokollet shëndetësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy