LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi progresin në shumicën dërmuese të kapitujve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga LSDM përmes një kumtese reagojnë ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së duke shtuar se raporti i KE-së vërtetoi se edhe pse ka bllokime nga Mickoski dhe partia e tij, Maqedonia e Veriut vazhdoi t’i përmbushë kushtet për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Është realizuar progres në 81% të kapitujve, kurse hapa pas nuk ka në asnjë kapitull. Raporti i KE-së në mënyrë të qartë theksojnë penguesit e përparimit janë Mickoski dhe partia e tij dhe partia e Majta”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, për dallim nga raportet katastrofale në kohën e OBRM-PDUKM-së si shtet i kapur dhe ndërhyrje e mafias në shtet dhe parti, tash ka përparim të madh.

“BE në të njëjtën kohë e publikoi paketën për zgjerim të BE-së dhe planin për rritje të ekonomisë për Ballkanin Perëndimor. Vetëm me këtë plan, Maqedonia do të ketë në dispozicion një miliardë euro”, thonë nga LSDM duke shtuar se bllokimet dhe OBRM-PDUKM-së duhet të mposhten./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: Raporti i KE-së vërtetoi progresin në shumicën dërmuese të kapitujve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy