LSDM shprehet kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska duke komentuar kërkesën e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme kuvendare tha se nuk ka fshehje pas zgjedhjeve të parakohshme kuvendare nuk ka kuptim pas gënjeshtrave të thëna ndaj qytetarëve.

“Tani nuk është koha për zgjedhje, është koha për përgjegjësi për shkak se ballafaqohemi me shumë sfida si kriza energjetike, jetësore, pandemia, vazhdimi i rrugës drejt BE-së, por është koha për përgjegjësi dhe nuk është koha për zgjedhje”, tha Kuzeska.

Ajo tha se do të ketë bisedime me deputetë demokratë si dhe me të gjitha forcat demokratike për të vazhduar rrugën me përparimin e shtetit.

Ndryshe, OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se sipas tyre, pushteti nuk ka legjitimitet dhe shumicë në kuvend./Telegrafi/

Advertisement

LSDM shprehet kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy