LSM: Prioritet janë pagat e punëtorëve, jo ligjet për heqje të apanazhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë. Përmes një komunikate sot nga LSM u porositën deputetëve të të gjitha partive politike se prioritet duhet të jenë pagat e punëtorëve, e jo ligje të tjera që të heqin apanazhet, zgjedhjet.

Sipas LSM-së, nëse deputetët menjëherë dorëzojnë dhe votojnë ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, do të dëshmojnë se me të vërtetë kujdesen për punëtorin dhe ekzistencën e tij në kushte krize të kovid-19, ekonomike dhe energjetike.

“Kërkojmë nga partitë politike që në kohë të krizës së kovid-19, ekonomike dhe energjetike të mos grinden me paraqitjen e projektligjeve që nuk kanë rëndësi ekzistenciale për punëtorët dhe në vend që të humbin kohë dhe të mbajnë seanca për përfitime personale, të votojnë për iniciativën e LSM-së për zgjidhjen ligjore për rritjen e pagës minimale e cila kërkojmë të jetë 60 për qind e pagës mesatare ose 18.000 denarë, si dhe harmonizim – rritje të pagave tjera në pajtim me Ligjin për pagën minimale i cili është dorëzuar në Kuvend dhe është shpërndarë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për të gjithë deputetët, thonë nga LSM.

Përkujtojnë që cilido deputet ose një grup deputetësh sipas Rregullores mundet menjëherë pa anulim ta mbështesin dhe paraqesin propozimin e LSM-së, sepse potencojnë, të gjitha do të deklarojnë si parti politike që janë për punëtorët dhe kujdesen për ata.

Advertisement

“Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha partive politike: LSDM me koalicionin, OBRM-PDUKM-së me koalicionin, BDI, Alternativa, BESA, E majta, PLD, RDM, Lidhja Demokratike menjëherë t’i paraqesin dhe votojnë ndryshimet ligjore në Ligjin për pagë minimale dhe me atë të dëshmojnë se me të vërtetë kujdesen për punëtorin dhe ekzistencën e tij në këtë krizë të pandemisë, energjetike dhe ekonomike”, porosisin nga LSM.

LSM: Prioritet janë pagat e punëtorëve, jo ligjet për heqje të apanazhit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy