Makedonski Brod dhe Dojrani pa asnjë rast aktiv me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon rënia e rasteve aktive me coronavirus në vend, numri i të cilëve është 1.955, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 1.06, ndërsa dy qytetet Makedonski Brod dhe Dojrani janë pa asnjë rast aktiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje në vend u regjistruan 324 raste të reja me COVID-19, nga 2.290 teste të kryera.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vend ka arritur në 302.548, të shëruar 291,431 pacientë, ndërsa jetën kanë humbur 9.162./Telegrafi/

Advertisement

The post Makedonski Brod dhe Dojrani pa asnjë rast aktiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy