Malishiq: Qytetarët e Maqedonisë të mos krijojnë panik, ka mjaftueshëm miell dhe grurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët të mos frikësohen dhe të krijojnë panik, pasi biznesmenët do të sigurojnë miell dhe grur të mjaftueshëm. Kështu thotë kryetari i Grupacionit për industrinë e bluarjes dhe furrës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Goran Malishiq.

Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë nga ana e Maqedonisë do të ishin katastrofale, nëse si shtet nuk ka tregje tjera për lëndë të para, siç janë Serbia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.

“Nuk duhet të ketë panik te popullata deri në atë shkallë, njerëzit të jenë të sigurt se biznesmenët tanë do të sigurojnë sasi të mjaftueshme gruri dhe miell për nevojat e qytetarëve dhe po ashtu i siguroj se qeveria do të gjejë mënyra për t’i mbrojtur ata”, tha Malishiq për AIM.

Sa i përket çmimeve, shton ai, vendimi i ri i Qeverisë krijon klimë të favorshme dhe siguri, si për stabilitetin e industrisë, ashtu edhe për mbrojtjen nga rritja e tepruar apo rritja e detyruar e papërshtatshme e çmimit të miellit dhe bukës./Telegrafi/

Advertisement

Malishiq: Qytetarët e Maqedonisë të mos krijojnë panik, ka mjaftueshëm miell dhe grurë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy