Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori i njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori i njohur

Aktori i njohur Johnny Wactor është qëlluar për vdekje, teksa tre hajdutë u përpoqën ta grabisnin nga makina e tij.

Ish-aktori i General Hospital është qëlluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në qendër të Los Angeles. Njëri prej tre grabitësve ka hapur zjarr ndaj 37 vjeçarit, teksa përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e Wactor për metale me vlerë si platini, paladiumi dhe rodiumi.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital, e cila u transmetua për herë të parë në 1963, nga 2020 deri në 2022.

Advertisement

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy