Manaskov kërkon ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve, për zgjedhje presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, ka bërë një njoftim pasdite sot duke bërë të ditur se ka mbledhur më shumë se 10 mijë nënshkrime nga qytetarët për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial, duke kaluar kufirin e nevojshëm për të qenë në garë për këtë post. Në anën tjetër, kandidatja e OBRM-PDUKM-së për presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjithashtu ka arritur të mbledhë numrin e duhur të nënshkrimeve për kandidaturën e saj.

Ndërsa kandidati i pavarur për president, Gjorgji Manaskov, ka kërkuar ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, duke denoncuar parregullsi nga ana e njësive rajonale të KSHZ-së.

“Parregullsia e parë është se nga qytete të caktuara nënshkruhen në qytete të tjera dhe në njësi të tjera rajonale të KSHZ-së. Çështja e dytë që po ashtu është shumë e parregullt, KSHZ-ja nuk ka kontroll mbi të, nuk ka verifikim kompjuterik të letërnjoftimeve dhe çdo qytetar mund të nënshkruhet nga cilido qytet apo nga ndonjë komunë tjetër, dhe kur dolëm jashtë, disa qytetarë thanë se nënshkruhen disa herë dhe vijnë me autobusë gjë që po ashtu është e parregullt”, tha Manaskov.

Manaskov kërkon ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve, për zgjedhje presidenciale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy