Manipulimi me Wikipedia, shfaqen të dhëna fyese për Kovaçevskin dhe Pendarovskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manipulimi me Wikipedia, shfaqen të dhëna fyese për Kovaçevskin dhe Pendarovskin

Pas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Wikipedia dolën të dhëna fyese edhe për presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski dhe Dimitar Kovaçevski.

Madje Kovaçevskit i kishin shkruar edhe datën e vdekjes.

Advertisement

Në versionin anglisht të Wikipedia, emri i mesëm i Pendarovskit është shtuar – “Stoka”, dhe pseudonimi i Kovaçevskit është “Qurka” dhe se ai është kryeministër i Bullgarisë.

Në enciklopedinë e internetit Wikipedia, mijëra administratorë mund të shkruajnë, shtojnë, fshijnë të gjitha llojet e të dhënave dhe kjo nuk është një burim i rëndësishëm informacioni.

Ai është i hapur për administrim në mbarë botën dhe kur shfaqet përmbajtje fyese, selia e heq atë.

Advertisement

Përmbajtjet fyese për politikanët maqedonas tashmë janë hequr deri sa mediat raportuan problemin me ndryshimet ofenduese.

 

Manipulimi me Wikipedia, shfaqen të dhëna fyese për Kovaçevskin dhe Pendarovskin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy