Maqedoni: 297 raste të reja me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoni janë regjistruar 297 raste të reja me Covid-19 nga 1.113 teste të bëra në 24 orët e fundit, poashtu janë shëruar 180 pacientë.

Nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini Im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi, të moshës 80 dhe 71 vjeçare, me datë të vdekjes 29 dhe 30 qershor të vitit 2022.

Njëri person ka vdekur në spital, ndërsa tjetri në kushte të shtëpisë.

Sipas të dhënave nga Instituti për shëndeti publik, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (297), 69 janë riinfeksione.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 315.699 nga gjithsej 2.088.834 testime.

Janë shëruar 304.777 pacientë, kanë vdekur 9.331, ndërsa raste aktive ka 1.591.

Maqedoni: 297 raste të reja me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy