Maqedoni, 453 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon vaksinimi i cili filloi më 17 shkurt në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive kundër coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se për dy ditë janë vaksinuar 453 punonjs shëndetësorë të cilët punojnë në Covid Qendrat e shtetit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme e vizitoi Klinikën Infektive dhe u sgpreh se deri në ora 17:00 janë vaksinuar 199 punonjës shëndetësorë.

Imunizimi i punonjësve shëndetësorë po zhvillohet pa pengesa dhe me kapacitet të plotë. Në spitalin modular janë vendosur gjashtë vende për vaksinim dhe punohet me dy ndrrime nga ora tetë në mëngjes deri në ora 20 nga e shtuna deri të dielën.

Advertisement

Ndryshe, paraqitja për fazën e parë në vend mund të bëhet në ueb-faqen vakcinacija.mk, si dhe përmes mjekut amë për të gjithë qytetarët që kanë mbi 70 vjet, të cilët do të vaksinohen menjëherë pas punonjësve shëndetësorë. Deri tani në ueb-faqe ka 58.500 kërkesa për vaksinim, ndërsa përmes mjekut amë ka gjithsej 32.917 qytetarë të moshës mbi 70 vjet./Telegrafi/

 

Maqedoni, 453 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy