Maqedoni: 53 migrantë në një kamion, arrestohet personi i dyshuar për kontrabandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë diku rreth orës 22:00 në pikë pagesën “Ramanovcë”, policia ka privuar nga liria 39 vjeçrin A.Q. nga fshati Stojakovo-Gjevgjeli.

Gjatë kontrollit të kamionit të cilin e ka drejtuar personi në fjalë në drejtim nga Kumanova drejt Shkupit, janë gjetur 53 migrantë, prej të cilëve 34 janë nga India dhe 19 të tjerë nga Kuba.

Migrantët janë vendosur në Qendrën transitore “Tabanoc”, derisa vozitësi A.Q. është ndaluar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtejme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Advertisement

Maqedoni: 53 migrantë në një kamion, arrestohet personi i dyshuar për kontrabandë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy