Maqedoni: 700 udhëtarë në ditë me tren, pandemia e anuloi edhe linjën sezonale Beograd-Shkup-Selanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në komunikacionin hekurudhor vendor në muajin qershor mesatarisht ka pasur rreth 700 udhëtarë në ditë. Në atë transportues apo të mallrave edhe krahas zvogëlimit të vëllimit të punës prej 24.5 përqind në mars, nuk është ulur numri i klientëve dhe janë nënshkruar dy marrëveshje të reja ndërkombëtare për transport.

Siç deklarojnë nga “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut” për AIM, numri mesatar ditor i udhëtarëve me tren në kushte të pandemisë këtë muaj është dyfish më i ulët se numri i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur me tren udhëtuan 1500 udhëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të pandemisë, në mars dhe prill në linjat vendore në baza ditore ka pasur deri 200 udhëtarë.

Edhe në komunikacionin hekurudhor sikurse edhe në transporti ndërurban dhe publik në fuqi është masa për kufizimin e kapacitetit të transportit për 50 përqind, gjegjësisht me dy metra distancë fizike në mes pasagjerëve.

Advertisement

Pandemia e anuloi edhe funksionimin e linjës sezonale ndërkombëtare Beograd – Shkup – Selanik – Beograd, që duhej të fillonte më 12 qershor.

Hekurudhat e RMV Transport në koordinim me “Srbia voz” dhe “TRAINOSE” grek kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë kushte për qarkullimin e papenguar të udhëtarëve. Me këtë tren ndërkombëtar që është në funksion nga qershori deri më 20 shtator vitin e kaluar në ditë kanë udhëtuar nga 30 pasagjerë./Telegrafi/

Maqedoni: 700 udhëtarë në ditë me tren, pandemia e anuloi edhe linjën sezonale Beograd-Shkup-Selanik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy