Maqedoni, 82% e të vdekurve nga coronavirusi nuk kanë qenë të vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 417 raste të reja nga 2.964 testime ose 14% dhe po ashtu u shënuan si të shëruar 329 pacientë. Momentalisht në Maqedoni ka 6.576 raste aktive.

Në tre muajt e fundit, 73% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa te të hospitalizuarit kjo përqindje është 75 dhe 82 te të vdekurit.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 201.708 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.024 pacientë janë shëruar dhe 7.108 persona kanë humbur jetën.

Në periudhën nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë regjistruar 45.621 raste me coronavirus, prej të cilëve 12.375 persona ose 27% kanë qenë të vaksinuar plotësisht./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, 82% e të vdekurve nga coronavirusi nuk kanë qenë të vaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy