Maqedoni, Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve pa drejtor të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bordi Drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë nuk ka zgjedhur drejtor në mbledhjen publike të sotme, thuhet në njoftimin e Akademisë.

Në shpalljen për drejtor të Akademisë janë pranuar dy kandidatë, drejtoresha aktuale Natasha Gaber Damjanovska dhe gjyqtarja Olja Ristova.

Për Gaber Damjanovskën katër votuan “për” dhe pesë “abstenuan”, ndërsa për Ristovën një “për” dhe tetë “abstenim”.

Zgjedhja e drejtorit kërkon të paktën pesë vota “po” nga nëntë anëtarë të Bordit drejtues.

Advertisement

Sipas arsyetimit të anëtares së Bordit të Akademisë, gjyqtares së Gjykatës supreme, Cvetanka Periq, të dy kandidatët e kanë përmbushur kushtin për drejtor të ASJO-së.

Kryetari i Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik, gjyqtari Lazar Nanev, sqaroi se drejtoresha aktuale Gaber-Damjanovska do të jetë deri në fund të mandatit të saj, deri në fund të vitit dhe paralajmëroi se do të shpallet sërish konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë.

Maqedoni, Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve pa drejtor të ri shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy