Maqedoni: Analizat për antitrupa të Covid-19 përmes Fondit, vetëm për disa kategori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor që të heq përgjegjësinë e pagesës së analizave të gjakut për antitrupat, zgjati vetëm një ditë. Pasi Fondi shpërndau urdhëresat tek të gjitha laboratorët e shtetit se testet për të vërtetuar nëse qytetarët kanë pasur kontakt me virusin korona të bëhen me pagesë private, i njëjti u pezullua nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, kostoja e lartë e shpenzimeve për reagensë dhe shërbime të personelit, ka mbingarkuar laboratorët për të hequr dilemat e qytetarëve nëse e kanë kaluar infeksionin me Covid-19 dhe se si qëndron sistemi i tyre imunitar.

“Sipas vendimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, duke filluar nga 15.04.2021 në Institutin e Imuno- biologjisë dhe gjenetikës njerëzore në Shkup, nuk do të ketë teste për përqendrimin e antitrupave ndaj Sars Cov-2 në faturë të Fondit. Ky shërbim përsëri do të jetë në dispozicion vetëm me pagesë privatisht të pacientëve dhe do të kushtojë 736 denarë”, thonë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë shfuqizuan vendimin, duke e kthyer në rishikim së bashku me drejtorinë e Fondit dhe të Institutit. Ministri Venko Filipçe tha se tash e tutje këto teste me mbulim të shtetit do të bëhen vetëm për kategoritë që kanë realisht nevojë për testime dhe me udhëzime të mjekut.

Megjithatë, erdhëm në përfundim se ka kategori të qytetarëve që kanë indikacione për tu bërë ato analiza dhe u morëm vesh që të kthehet sërish vendimi, me qëllim që të bëhen analizat e antitrupave në faturë të Fondit edhe në Institut, por do të caktojmë kritere të posaçme. Mos të bëjë secili ato analiza për shkak se mbingarkimi financiar është mjaft i madh. Kjo do të thotë sipas indikacioneve se a ka qenë i sëmurë me virusin korona, apo periudhën përpara vaksinimit. Këto do të jenë kriteret që pastaj qytetarët e këtyre kategorive do të mund ti bëjnë sërish këto lloj analizash në faturë të Fondit”. pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Sipas të dhënave të Fondit të Sigurimit Shëndetësor vetëm në tre muajt e parë të këtij viti ne faturë të shtetit janë bërë 1461 teste për antitrupa në gjak, të cilat kanë arritur një shumë prej 1,2 milion denarë. Sipas kësaj përllogaritje, rreth 6,500 euro çdo muaj janë rimbursuar vetëm për këtë lloj analize të gjakut./Alsat/

Maqedoni: Analizat për antitrupa të Covid-19 përmes Fondit, vetëm për disa kategori shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy